Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, Albert Bunjaku, ishte lojtari që e shënoi golin e parë në këtë përballje (42’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe tri herë, përmes Robert Mak (54’), Daniel Didavi (63’) dhe Julian Wiessmeier (76’).
Ndërkaq, golin e nderit për ekipin holandez e realizoi Michael de Leeuw (64’). /Telegrafi/