Nuk ka fituar asnjë nga gjashtë skuadrat e fundit të renditjes në Superligës zvicerane, por Lugano e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Frederik Veseli ka marrë një pikë të çmuar në St Gallen, duke barazuar 3:3.
Vendasit shënuan të parët me sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, i cilinë minutën e shtatë shënoi golin e dytë personal në kampionat dhe pak më vonë skuadra e tij shënoi edhe golin e dytë, por nga minuta 41 deri në 56 Lugano shënoi tri herë.
Në minutën e 80-të St Gallen barazoi, por tre minuta më pas Lugano humbi një penallti që mund t’i ndryshonte sezonin.
Tani St Gallen është i pesti, por vetëm gjashtë pikë mbi Luganon, që mbetet në pozita mjaft delikate, vetëm një pikë mbi Vaduzin e vendit të fundit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VbVEbu5r87c