Telegrafi

Bunjaku shënon hat-trick kundër Hannoverit

Shqiptari hapi serinë e golave pas gjysmë ore lojë, ndërsa e dyfishoi rezultatin në minutën e 64-të.

Vendasit ngushtuan disavantazhin një minutë më pas me anë të golit të Jiri Stajner, por Bunjaku nuk e zgjati shumë dhe shënoi edhe golin e tretë të tij dhe të sigurisë për Nurnbergun pas edhe katër minutash tjera.

Nurnberg vazhdon të jetë në pozitën e parafundit të tabelës me 16 pikë, një më pak se Hannover dhe dy më pak se Freiburg./Telegrafi/