Telegrafi

Bunjaku reagon pas deklaratave të Berishës: Kosova është mbi të gjithë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka reaguar pas deklaratave të Besart Berishës.

Bunjaku ka thënë që Kosova është mbi Besartin dhe mbi të gjithë.

Gjithsesi, përzgjedhësi ka deklaruar që nuk ka marrë ndonjë informim zyrtar deri më tani.

“Nuk kam ndonjë informim zyrtar, as unë as FFK. Ai është vendim i tij dhe e respektoj atë”.

Bunjaku i bindur në zgjedhjet e tij

“Kosova është e para. Askush s’mund të jetë mbi të. Ai është një vendim i tij të cilin e respektoj. Si me Besartin si pa Besartin, si me Albertin si pa Albertin, Kosova është mbi të gjitha”, deklaroi Bunjaku për “KTV”.

Ai tutje komentoi rreth vendimit për ta lënë jashtë Berishën.

Berisha gjatë përgatitjeve me Kosovën

“Besarti ka pasur sjellje shumë të mirë. Gjatë bisedës që e kemi pasur me të, ia kemi treguar vendimin tonë, ku ai s’ka qenë i vetmi që ka mbetur jashtë. Ne kemi menduar që ai vendim ka qenë më i miri i mundshëm”, shtoi Bunjaku.

Ylli tjetër i madh që përfundoi jashtë formacionit ishte Milot Rashica.