Site icon Telegrafi

Bunjaku: Rashkaj, shumë i rëndësishëm për Kosovën

Albert Bunjaki selektori i përfaqësues së Kosovës në futboll nuk e ka fshehur gëzimin e tij për angazhimin e kapitenit dhe mesfushorit, Anel Rashkaj edhe për ndeshjen e parë miqësore me Turqinë, përkundër faktit se kampionati në Norvegji, ku ai luan me Sandnes Ulf është duke u zhvilluar.

“Aneli ka një rëndësi të veçantë edhe si lojtar, por edhe në grup jashtë futbollit. Është i thjeshtë, profesional dhe komunikativ. Ka aftësi të larta lidershipi dhe gjithmonë mendon për të tjerët më shumë se për veten. Është lehtë të komunikosh taktikisht me të dhe merr përgjegjësi gjithmonë. Lojtar të tillë është vështirë të gjesh”, tha Bunjaki në një prononcim për Sporti 1.

“Në aspektin sportiv akoma nuk kemi parë nivelin e tij më të lartë. Me kreativitetin vizionin për lojë, inteligjencën dhe tekniken është superior. Ai është në fazën më të rëndësishme të zhvillimit individual dhe këto lojë të forta me kombëtare do i japin atij dhe gjithë tjerëve një zhvillim të duhur për të ardhmen. Jo rastësisht është kapiten”, tha Bunjaki. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version