Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është pyetur nga një gazetar i një mediumi serb nëse planifikon apo është duke ftuar futbollistë serbë në përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova do të luajë kundër Turqisë në fundjavë.
“Jam në dijeni për këta lojtarë, edhe pse nuk është se i kam përcjell shumë gjatë. Nëse për vendet e mëdha mund të luajnë lojtarët e huaj, nuk shoh asnjë gabim nëse luajnë edhe për Kosovën dhe besoj se kjo në të ardhmen nuk do të jetë problem”.
“Me rëndësi është që politika të mos jetë e përfshirë në sport. Rasti më i mirë është i Adis Nurkovicit”, përgjigjet Bunjaki.