Telegrafi

Bunjaku publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Ukrainës dhe Islandës (Foto)

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Ato do të jenë ndaj Përfaqësueses së Ukrainës dhe Islandës.

Kosova në këto dy takime do të jetë pa Herolind Shalën, Arbër Zenelin, Enis Alushin dhe Benjamin Kolollin, të gjithë këta për shkak të lëndimeve.

Për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në Loro Boriçi të Shkodrës, Albert Bunjaku nuk do të mund të llogaritë edhe në shërbimet e Bernard Berishën e Valon Berishën, kjo pasi dyshja sulmuese janë të suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë.

Vlen të theksohet se Bersant Celina është kthyer në Përfaqësuese së bashku me Alban Pnishin, Elbasan Rashanin, Falmur Kastrati, Visar Bekajn dhe Fidan Alitin.

Takimet ndaj këtyre kundërshtarëve jo të lehtë do të zhvillohen me 6 dhe 9 tetor të 2017. /Telegrafi/