Në konferencë ishte edhe sulmuesi Albert Bunjaku, i cili tha se pas një ndeshje të keqe kemi mundësi të përmirësojmë gjërat.
Sulmuesi i skuadrës zvicerane ST Gallen ka thënë se kanë analizuar gabimet e bëra në takim me Kroacinë.
“Bashkë me përzgjedhësin kemi analizuar gabimet në mënyrë që t’i përmirësojmë”, shprehet sulmuesi i rrezikshëm.
“Do të mundohemi të ruajmë rezultatin baras dhe të sulmojmë me kundërsulme që eventualisht të shënojmë për një rezultat të favorshëm”, ka theksuar Bunjaku.
Në pyetjen se si është e mundur që me Finlandën luajtën baras e me Kroacinë humbën 6:0, futbollisti theksoi se Kroacia është më e mirë shumë se Finlanda dhe se në atë ndeshje nuk kemi bërë gabime. /Telegrafi/