“KE do të bëjë përpjekje që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit dhe për këtë ka pasur takime të kryetarit Vokrri dhe sekretarit Salihu me zyrtarët e Prishtinës, në mënyrë që ata të marrinë një pjesë të detyrave sa i përket përgatitjes së stadiumit, ndryshe alternativë mbetet stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në njoftim, transmeton Tribuna.
Bazuar në gjendjen e tanishme të stadiumit të Prishtinës, dhe kohën e shkurtër për rinovim, atëherë sipas të gjitha gjasave edhe takimi me Omanin do të luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka deklaruar se Omani është një kundërshtar tejet i fortë. Ai ka filluar të analizojë kundërshtarin e ardhshëm prej disa javësh.
“Është një lojë shumë e rëndësishme në aspektin sportiv, dhe kështu po vazhdojmë të sfidojmë kundërshtarë nga e gjithë bota, tani e kemi një kundërshtar të Azisë, i cili është shumë i mirë, shumë i fortë. Për ne do të jetë një lojë shumë interesante”, deklaroi Bunjaku për Arenën.
Sipas përzgjedhësit, Omani trajneri francez i Omanit, Paul Le Guen ka futur lojën franceze në atë të Omanit. /Telegrafi/