Telegrafi

Bunjaku: Ndeshje e vështirë ndaj Ukrainës, duam të vazhdojmë paraqitjet e mira

Albert Bunjaku ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjen së vlefshme kualifikuese ndaj Ukrainës, të cilën e ka cilësuar si ndeshje të vështirë.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Ukrainës në ndeshjen e nesërme (e premte), e cila fillon nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për grupin I në kuadër të kualifikime për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Lexo po ashtu Bunjaku flet për Telegrafin: Tregon gjendjen e fundit të përfaqësueses (Video)

Ky takim zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe është arena e Kosovës në ndeshjet si vendas.

Trajneri i Përfaqësueses, Bunjaku ka falënderuar qytetarët e Shkodrës, teksa ndeshjen e ka cilësuar si të vështirë, por beson që ekipi përfaqësues do t’i vazhdoj paraqitjet e mira.

Ekipi i Kosovës

“Është loja ime e fundit dhe dua ta falënderojë qytetin e Shkodrës”, ka thënë fillimisht Bunjaku në konferencë për shtyp.

“Na pret një lojë e vështirë kundër Ukrainës. Mirëpo pres nj lojë më ndryshe. Do Kemi luajtur edhe më herët ndaj tyre”.

Lexo po ashtu Bunjaku publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Ukrainës dhe Islandës (Foto)

“Sigurisht motivimi ynë kryesor është të vazhdojmë paraqitjet e mira që kem pas. Në disa momente kem qenë pa fat, kemi mundur të marrim pikë, e në disa momente kanë mjaftuar pasi kundërshtarët janë superior”.

“Qëllimi ynë kryesor ka qenë ta bëjmë një bërthamë të fortë pasi jemi një kombëtare e re dhe këtë ia kemi arrit pasi kem ekipin më të mirë në botë”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/