“Mund të këtë emra të rinj, por më rëndësi është te kemi kontinuitet lojtarësh dhe të fillojmë të punojmë se bashku. Kjo lojë vjen në data të FIFA-së dhe mundëson që të gjithë te jenë në dispozicion, e që realisht rrite konkurrencën në pozicione dhe kualitet. Do të ftohen më të mirët”, ka thënë Bunjaku.
I pyetur se a do të vjen fitorja e parë e Kosovës në miqësoren kundër Omanit, Bunjaku tha: “Fitorja e jonë para ka qenë në shtator 2010. Tani jemi në faze te rindërtimit, ku në gjendemi është më rëndësi të testojmë lojtarët dhe idenë tonë të punës. Natyrisht të gjithë trajnerët hynë në lojë për të fituar, por primare është ne te vazhdojmë të luajmë lojën tone, të zhvillohemi dhe të krijojmë një përfaqësues e cila në momentin e pranimit të kualifikohemi në botëror”.
Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare e ka zhvilluar kundër Haitit (0-0), më pas ka pësuar dy humbje kundër Turqisë (1-6) dhe Senegalit (1-3). /KP/Telegrafi/