Telegrafi

Bunjaku: Mund ta befasojmë Kroacinë, shpresoj të bëj gol (Video)

Sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur për Telegrafin para ndeshjes ndaj Kroacisë, e cila luhet me gjashtë tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2016’.

Ylli gjilanas beson se Kosova ka kualitet për të befasuar Kroacinë pasi mysafirët kanë mungesa të mëdha në këtë takim.

“Po e ndiej vetën mirë. Grupin e kemi shumë të mirë dhe të fortë, i kemi dy lojë të rëndësishme dhe shpresojmë të fitojmë”.

“Kroacia është një kundërshtar më i fortë se Finlanda, por duhet të jemi si njëmbëdhjetë luftëtarë në fushë dhe mendoj se mundemi me befasua Kroacinë”.

“Mungesa e Lovren, Rakitic dhe Modric është e mirë për ne, por ata kanë shumë lojtarë me kualitet. Shpresoj të shënoj pasi do ishte mirë për ekipin dhe federatën”, ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/