Albert Bunjaku ka thënë se me Kosovën do ta kërkojnë fitoren kundër Ukrainës
Sipas tij kjo ndeshje ia mundëson Kosovës të luajë më hapur.
“Përqendrimi jonë do të jetë me Ukrainën”, ka thënë Bunjaku, raporton Gazeta Olle
“Barazimi për ne nuk mjaftojnë në asnjërën ndeshje, do të shkojmë për fitore. Ukraina na përshtatet më shumë”.
“Do të jetë një ndeshje e hapur ku mund të rrezikojmë, pastaj me Islandën është ndeshja e fundit dhe atyre nuk iu lejohet të gabojnë”, shtoi Bunjaku.
Kosova do të stervis sot në Adem Jashari.
Kosova së pari luan të premten ndaj Ukrainës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, kurse ndeshjen e dytë e zhvillon të hënën si mysafire e Islandës.
Takimet ndaj këtyre kundërshtarëve jo të lehtë do të zhvillohen me 6 dhe 9 tetor të 2017.