Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), që nga themelimi është angazhuar për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, riintegrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore.
Zenel Bunjaku drejtues i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), tha se deri më tani kanë realizuar shumë projekte.
“Ne punojmë që të kemi zhvillim të bujqësisë. Ne japim edhe këshilla për fermerët. Ne tani jeni organizatë lidere në Ballkan”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, fondet i marrin nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare. “Ne japim grante deri në 20 mijë euro, varet prej projekteve”, theksoi ai.
Bunjaku bëri me dije se janë prezent në gjithë Kosovën. /Telegrafi/