Florent Hadërgjonaj është futbollisti i radhës, i cili ka shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën.
Këtë e ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.
“Kemi biseduar me Florentin dhe ai e ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën”.
“Gjasat janë të vijë të luajë ndaj Turqisë po ndoshta edhe ndaj Islandës. Është një lojtar që na nevojitet, e ardhmja e futbollit, një lojtar shumë interesant”, është shprehur ai për Zërin.
Hadërgjonaj është mbrojtës i krahut të djathtë, ka vlerën prej 3 milionë eurosh dhe është pjesë e Ingolstadt, klub në Bundesligën gjermane.
Ai aktualisht luan për U21 të Zvicrës.
Në listë të tubimit mund të jetë edhe Ylli Salahi.