Albert Bunjaku ka folur pas ndeshjes në humbjen e Kosovës ndaj Kroacisë me rezultat minimal 1-0.
Kosova luajti një ndeshje të mirë në udhëtim te Kroacia, edhe pse humbi me rezultat minimal kjo ndeshja e ka kënaqur trajneri Bunjaku.
“Ishte ndeshja më e mirë e jona si kolektiv, ishim të disiplinuar në mbrojtje. Jemi mundu mos me u jep hapësirë kroatëve, por ndërprerjet janë gjithmonë të rrezikshme dhe u ndëshkuam”, tha fillimisht Bunjaku pas ndeshjes.
“Do të mundohemi ta bëjnë një paraqitje të mirë ndaj Finlandës. Do jetë vështirë pasi kemi vetëm dy ditë kohë për ta përgatitur”.
“Goli bien në kohën kur nuk ka koncentrim të mirë ose kur kundërshtari luan mirë, dhe në këtë rast pati të bënte me të dyja”.
“jam i kënaqur me lojën dhe disiplinën e lojtarëve të mi”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/