Albert Bunjaku ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Kroacisë dhe Finlandës.
Përzgjedhësi i Kosovës në konferencën për shtyp ka folur vetëm për ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.
‘Dardanët’ do të marrim rrugë për Kroaci të enjten me 31 gusht, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të shtunën me 2 shtator.
“Do të fillojë më atë së ku kemi qenë me 8 gusht të vitit të kaluar dhe ku jemi sot. Mendoj se është e rëndësishme të dimë se ku kombëtarja ka nisur fazën e parë dhe tash kemi bërë një vjet dhe akoma ballafaqohemi më vështirësi”.
“Mendoj se është e rëndësishme më kuptuar së ku kemi qenë dhe ku jemi, ku kemi krijuar një kombëtare solide, një kombëtare në moshe mjaft premtuese e që është në ngritje”.
“Dëshira dhe shpresat janë që kjo të ngritët sa më shpejtë, por nga njëherë duhet të ballafaqohesh edhe me faktor të tjerë, mirëpo, unë defenitivisht jam i kënaqur që në këtë liste pas një viti kam 23 lojtarë ku faktikisht më janë nevojitur dy minuta kohë më kompletuar”, ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/