Site icon Telegrafi

Bunjaku: Ishte ndeshja më e mirë prej se jam trajner

“Jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, sidomos në pjesën e parë, e cila ishte më e mira që prej se unë jam trajner i Kosovës. Në këtë takim kemi treguar një kreativitet të lartë”, ka thënë Bunjaki pas takimit, citon koha.net.

Ai më tutje ka komentuar edhe paraqitjen e njërit ndër futbollistëve më të mirë të Kosovës, Bernard Berisha, për të cilin ka thënë se është një futbollist që në vazhdimësi është i rrezikshëm për kundërshtarin.

Kurse ka shtuar se nuk e di ende se kur do të zhvillohet miqësorja e radhës dhe as kundër kujt, pasi FFK-ja ende nuk ka gjetur kundërshtarë, por ka thënë se shpreson që një kundërshtar ta gjejnë sa më shpejtë.

“Nuk e di se kur do të kemi ndeshjen e radhës, shpresoj që Federata e Kosovës të mund të aranzhojë një takim për nëntor, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka përfunduar Bunjaku. 

Exit mobile version