Site icon Telegrafi

Bunjaku flet për Hadergjonajn, i jep një afat përfundimtar për të vendosur

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka komentuar situatën e Florent Hadergjonaj, ku në media është raportuar se mos ardhja e tij është se lojtari po pret ftesën nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Por këtë e ka përgënjeshtruar Bunjaku, i cili ka thënë se problemi qëndron te klubi Ingolstadtit që po lufton për mbijetesë, por trajneri i ka dhënë një afat lojtarit për t’i kthyer përgjigjeje Kosovës.

“Afati i fundit për Florent Hadergjonaj do të jetë qershori, disponimi i tij është pozitiv. Mos ardhja është për shkak të klubit dhe jo Përfaqësueses së Zvicrës”, ka thënë Bunjaku.

Trajneri gjithashtu ka folur për Përfaqësuesen e Kosovës U21 dhe për të ardhmen e lojtarëve të rinj:

“U21 duhet të jetë baza jonë, e jo ne të dërgojmë lojtarë nga skuadra e parë atje”.

“Kosova për dy vite ka me pas shumë lojtarë që luajnë në Ligën Premier dhe Bundesliga”. /Telegrafi/

Exit mobile version