Site icon Telegrafi

Bunjaku flet pas ndërprerjes së ndeshjes

Albert Bunjaku ka folur pas ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 21-të mes të Kroacisë dhe Kosovës e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusia 2018.

Gjyqtari i ndeshjes ka vendosur që të ndërpres përfundimisht ndeshjen në Zagreb mes Kroacisë dhe Kosovës shkaku i kushteve shumë të rënda të fushës pas reshjeve të dendura të shiut.

Lexo po ashtu Gjyqtari ndërprenë përkohësisht ndeshjen Kroaci-Kosovë, vendimi final pas 10 minutave (Foto)

Pas ndërprerjes ka folur edhe trajneri i Përfaqësueses, Bunjaku, i cili ka thënë se dy palët në parim ishin për të vazhduar ndeshjen, pasi ndërprerja nuk do i konvenonte asnjërës kur dihet se ndeshjet e radhës janë pas dy apo tre ditëve.

“Ishin kushtet mjaft të vështira. Dy palët, edhe ne edhe Kroacia dëshironim të merrnim një vendim së bashku. Për neve ishte e rëndësishme të vazhdohej pasi kishim shumë tifozë nga të ardhur nga Kosova, SHBA-të dhe Kanada”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gjyqtari vendos, ndërpritet përfundimisht ndeshja Kroaci-Kosovë shkaku i kushteve të rënduara

“Por, ishte edhe një faktor tjetër që na bënte të ndihemi të rezervuar dhe ai ishte dëmtimi i futbollistëve”.

“Dy palët ishim më shumë që ndeshja të vazhdohet pasi që do të luajmë ndeshjet e radhës pas tri ditëve”.

“Jemi një pritje të një vendimi për nesër (e diel), por sipas kroatëve edhe nesër është vështirë të luhet pasi moti do jetë njësoj”.

“Disponimi i lojtarëve ishte i mirë. Lojtarët ishin të vendosur të luajnë. Na dhimbsen tifozët që kanë ardhur”.

“Ndeshja nuk do ishte mirë të zhvillohet nesër, pasi përgatitjet nuk do ishin optimale”, përfundoi trajneri Bunjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version