Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, shpreson në rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Kroacisë dhe kërkon nga lojtarët e tij që të japin më shumë se maksimumin në këtë sfidë tejet të rëndësishme, pasi është e para që vendi ynë e zhvillon si nikoqir në një garë zyrtare.
“Është një moment i veçantë, pasi është loja e parë si vendas dhe ndaj një kundërshtari të mirë. Jemi të gatshëm të përballemi me Kroacinë dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”.
“Kjo është një nga ato ndeshjet që duhet të japim 120 për qind, kemi një energji të madhe dhe do ta shfrytëzojmë këtë me kujdes shumë të madh”.
“Mungesat e Kroacisë? Kroacia ka lojtarë dhe ka konkurrencë. E di që nuk është lehet të zëvendësosh një Modric dhe Rakitic, por mendoj se ata kanë lojtarë për t’i zëvendësuar”.
“Cila do të jetë Kosova ndaj Kroacisë? Për neve është më rëndësi të analizojmë kundërshtarët, duhet të kemi kujdes se e dimë nga ata, por nëse na jepet mundësia të sulmojmë ne do ta bëjmë. Sidomos kur e dimë që kemi përkrahjen e tifozëve të cilët do ta mbushin stadiumin”.
“Kemi zëvendësues për çdo pozitë në rast të lëndimit dhe mund të bëjmë zgjidhje për të gjithë”.
“Caku jonë real është Kampionati Evropian 2020. Pas dy viteve do të koordinohemi shumë më shumë, por nuk e kemi lënë anash dhe Kampionatin Botëror”, ka deklaruar Bunjaku. /Telegrafi/