Albert Bunjaku ka folur pas ndeshjes me Finlandën ku Kosova humbi 1-0.
Trajneri tha se skuadra e kërkoi fitoren, madje edhe me formacion shumë sulmues.
“Kemi dashur patjetër një fitore . Barazimi do të ishte fer. Rrezikuam vetëm për fitore”.
“Donim t’ia jepnim fitoren opinionit. Shkuam me formacionin 3-4-2. I kemi edhe dy lojë. Një fitore do të vjen. Nganjëherë e paguajmë çmimin e fitores”, ka thënë Bunjaku.
Kosovës i kanë mbetur edhe dy ndeshje, me Ukrainën dhe Islandën. /Telegrafi/