Telegrafi

Bunjaku: Dyert i keni të hapura

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka konfirmuar se do t’i ftojë të gjithë futbollistët që kanë të drejtë të luajnë për skuadrën përfaqësuese.

Berat Gjimshiti, Milot Rashica, Amir Rrahmani e Herolind Shala përfunduan jashtë listës së Shqipërisë për “Euro 2016”.

Por, secili prej tyre mund të luajë për Kosovën, në përjashtim të Gjimshitit që është nga Lugina e Preshevës.

Albert Bunjaku ka konfirmuar se do t’i ftojë të gjithë futbollistët që kanë të drejtë të luajnë për skuadrën përfaqësuese.

“Njëherë jemi të fokusuar të kjo ndeshje (Ishujt Faro) pastaj do të nisin bisedimet. Dyert e të gjithë lojtareve janë të hapura për lojtaret që duan të luajnë për Kosovën, por qe i përgjigjen dhe i përshtaten Kosovës”, ka deklaruar Bunjaku nga Frankfurti.