Site icon Telegrafi

Bunjaku dhe lojtarët dëshirojnë të votojnë, kërkon të bëhet një zgjidhje

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka folur pas stërvitjes së parë për ndeshjen ndaj Turqisë.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen të dielën, ditën kur do të luajë edhe Kosova.

Për këtë është pyetur edhe trajneri dhe ai ka kërkuar të bëhet një zgjidhje pasi ai dhe lojtarët dëshirojnë të votojnë.

A do kenë mundësi lojtarët të votojnë? Do shikojmë mundësinë me menaxherin e ekipit pasi jemi të interesuar dhe dëshirojmë të votojmë”.

“Nëse është e mundshme patjetër që do votojmë”, tha Bunjaki.

Takimi do të luhet në Loro Boriçi në Shkodër, pra ata do të votojnë nga qyteti i Shqipërisë në pamundësi për të qenë në Kosovë.  /Telegrafi/

Exit mobile version