Site icon Telegrafi

Bunjaku: Deklarata e De Biasit ishte e ngutshme

“Me Bunjakun do të takohemi dhe të flasim për lojtarët kosovar. Ata duhet ta kenë parasysh që duhet të luajnë o me Shqipërinë o me Kosovën dhe jo të thonë që duam të luajmë miqësoret me Kosovën dhe zyrtaret me ne”, kishte thënë De Biasi për mediat shqiptare. E Bunjaku, mendon ndryshe. Ai thotë se kjo deklaratë është pak e ngutshme.

“Unë mendoj që është pak e ngutshme dhe këtë duhet ta kemi si mundësi dhe jo pengesë. Mendoj se përderisa ne mund të marrim lojtar nga Zvicra, Suedia apo Finlanda, pa asnjë komunikim me federatat e tyre, të cilët lojtarë mund të luajnë edhe për Kombëtaret tjera, atëherë nuk duhet të jetë diçka e veçantë me Shqipërinë, përkundrazi ne duhet të jemi më të lidhur. Për mua kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar, duke marrë parasysh proceset ku gjendemi, sepse fundja as unë e as De Biasi nuk mund t’i ndalim proceset e as vendimet e lojtarëve, të cilat janë individuale”, ka thënë Bunjaku. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version