Site icon Telegrafi

Bunjaku befason me deklaratën për Januzajn, ende ka shpresa

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar që Adnan Januzaj e ka ende derën hapur në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai në një konferencë para disa javësh kishte thënë se jemi duke kërkuar derë që të trokasim për Januzajn, por ia nuk përgjigjet.

“Nuk ja mbyllim derën Adnan Januzajt, ne kemi shprehur interesim. Nuk ka pasur më tentim për ta bindur Januzajn. Ai duhet të trokit tani në derën e Federatës”, ka thënë Bunjaku.

Lexo po ashtu Kroacia zbulon listën e lojtarëve për Kosovën (Foto)

“Ne e kemi përcjellë atë qysh në moshën 16 vjeçare. Edhe zyrtarisht i kemi shprehur interesim. Me babën e tij nuk kam pasur kontakt, dera për të është gjithmonë e hapur, por asnjë hap më nuk e lëvizim për ta bindur atë”, shtoi ai.

Kosova me 6 tetor luan kundër Kroacisë në Loro Boriçi të Shkodrës.

Exit mobile version