int(1) Bunjaku: Asgjë s'na ndalë të bëjmë befasinë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Bunjaku: Asgjë s’na ndalë të bëjmë befasinë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, në konferencën për shtyp foli për punën që ka bërë me mbrojtjen pas ndeshjes ndaj Kroacisë.

Ai u pyet nga gazetarët nëse ka punuar me lojtarët pas ndeshjes ndaj Kroacisë ku Kosova pranoi plot gjashtë gola.
Trajneri thotë se situata është përmirësuar dukshëm dhe se shumë gjëra varen edhe nga eksperienca.

Bunjaku i bindur ne permiresim… Foto: Telegrafi

“Pas lojës me Kroacinë ne kemi pasur paraqitje të mirë ndaj Ukrainës, ku në minutëat e fundit ishte 1-0. Jemi ekip i ri. Duhet të jetë edhe fati në anën tonë. Por, nuk është vetëm te fati, është edhe deri tek eksperienca dhe shkathtësitë individuale. Kështu që ndikojnë shumë faktorë”, theksoi Bunjaku.

Ai përmendi edhe duelin ndaj Turqisë si një ndeshje ku rezultati nuk ishte real, por se përvoja e bëri të veten.
“Po ashtu edhe ndaj Turqisë kemi qenë të organizuar, ku kemi krijuar raste para portës, por nuk kemi pasur fat para portës. Kosova është në ngritje, por duhet të pranojmë realitetin, ballafaqohemi me kundërshtarë shumë të fortë, përfaqësuese që kanë përvojë të madhe në kualifikime”, shton ai.

Përkundër faktit se thotë se ekipi i Kosovës luan ndaj kombëtareve më të mira në futboll, ai nuk heziton të deklarojë se asgjë s’mund të ndalë ekipin nga befasia.

“Por, kjo nuk do të na ndalojë që të tregojmë befasi”, përfundon përzgjedhësi.

Kosova e pret Islandën në Loro Borici të premtën nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version