Telegrafi

Bunjaku aludon se nuk do ta pranonte barazimin ndaj Islandës nëse do t’i ofrohej

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është treguar mjaft karizmatik në konferencën për shtyp.

Natyrisht, gazetarët e mediave kosovare dhe atyre të huaja janë siguruar që ta bëjnë Bunjakun të ndihet sa më në pozitë të pa përshtatshme para duelit.

I pyetur nëse do të pranonte barazimin po që se do t’i ofrohej mundësia për t nënshkruar për këtë, ai tha se nuk do ta bënte këtë.

Lexo po ashtu Te gjitha deklaratat nga konferenca per shtyp

Si arsye ishte fakti se këtë pranoi ta bënte para lojës ndaj Turqisë, por pas ndeshjes ai u vërtetua se performanca ishte më e mirë nga sa ka pritur, transmeton Telegrafi.

“Mund të përgjigjem pas ndeshjes. Barazimin nuk do ta pranoja edhe nga ndeshja me Turqinë, por kjo është temë tjetër. Secilën pikë që e marrim vlen për kualifikimet dhe ne shikojmë të ngritemi. Në shtator vitin e kaluar ishim në 100 vende më larg se sot në FIFA dhe kështu e dimë rëndësinë e marrjes së pikëve sa më shumë që kemi mundësi”, potencoi Bunjaku.

Kosova e pret Islandën të premtën nga ora 20:45 në stadiumin Loro Borici në Shkodër. /Telegrafi/