Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është treguar mjaft karizmatik në konferencën për shtyp.
Natyrisht, gazetarët e mediave kosovare dhe atyre të huaja janë siguruar që ta bëjnë Bunjakun të ndihet sa më në pozitë të pa përshtatshme para duelit.
I pyetur nëse do të pranonte barazimin po që se do t’i ofrohej mundësia për t nënshkruar për këtë, ai tha se nuk do ta bënte këtë.
Si arsye ishte fakti se këtë pranoi ta bënte para lojës ndaj Turqisë, por pas ndeshjes ai u vërtetua se performanca ishte më e mirë nga sa ka pritur, transmeton Telegrafi.
“Mund të përgjigjem pas ndeshjes. Barazimin nuk do ta pranoja edhe nga ndeshja me Turqinë, por kjo është temë tjetër. Secilën pikë që e marrim vlen për kualifikimet dhe ne shikojmë të ngritemi. Në shtator vitin e kaluar ishim në 100 vende më larg se sot në FIFA dhe kështu e dimë rëndësinë e marrjes së pikëve sa më shumë që kemi mundësi”, potencoi Bunjaku.
Kosova e pret Islandën të premtën nga ora 20:45 në stadiumin Loro Borici në Shkodër. /Telegrafi/