Site icon Telegrafi

Bunjaki vëzhgon Mentor Zhdrellën

I pyetur se a është Zhdrella njëra nga arsyet kryesore që ai ja zgjedhur të shoh takimin Drenica – Drita, para Prishtinës e Fushë Kosovës, Bunjaki u përgjigj shkurt: ‘Po’. Pikërisht për mosftuarjen e Zhdrellës ndaj Haitit, kishte marrë kritika Bunjaki. Ndërkohë, për të dielen ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në njërën nga ndeshjet e Superligës, apo do të udhëtojë jashtë vendit.

“Ende nuk e di. Mund të jem në Shqipëri, ose diku tjetër jashtë vendit”, tha ai. Bunjaki erdhi të premten nga Suedia në Kosovë, kurse gjatë këtyre ditëve bashkë me ndihmësin e tij, Muharrem Sahiti, do të udhëtojë në Zvicër e Gjermani, për të vëzhguar futbollistë kosovarë. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version