Mirëpo, kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës kishte konstatuar se ulëset nuk janë të përshtatshme, për çka edhe Federata e Futbollit e Kosovës kishte menduar t’i vendos ato në një stadium tjetër.Ardhja e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku në Kosovë, ka bërë që ky konstatim i Kompanisë të ndryshojë.
“Unë isha sot në stadium me zyrtarë të klubit të Prishtinës, ku provuam edhe ulëset, të cilat janë tejet të përshtatshme për tribunat e këtij stadiumi. Vendosja e ulëseve është shumë e thjesht, madje stadiumi në Prishtinë është më i përshtatshëm se ai i Rasundas. Pas vendosjes së tyre, do të krijohet hapësirë e mjaftueshme mes shkallëve”, thekson Bunjaku. /Tribuna/Telegrafi/