Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, do të publikojë të hënën listën e 23 lojtarëve të ftuar për kualifikueset e botërorit Rusia 2018.
Kosova më 11 qershor do të përballet me Turqinë në stadiumin shkodran të Loro Boriçit.
Lista e reprezentacionit të Kosovës dalëngadalë po merr formë dhe nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadër nga të ftuarit e mëhershëm.
Kosova deri tash ka fituar vetëm një pikë nga pesë ndeshjet kualifikuese. /Telegrafi/