Site icon Telegrafi

Bunjaki: Presioni është mbi Turqinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka komentuar Kombëtaren e Turqisë, me të cilën përballen më 12 nëntor.

Thirrja e yjeve turq nga përzgjedhësi Fatih Terim, si Arda Turan e Burak Yilmaz pikërisht ndaj Kosovës, nuk shqetëson Bunjakin.

Lexo po ashtu Terim nuk e fton Turanin kundër Kosovës, por do të thërras këta katër futbollistë

“E kemi ditur se do t’i ftojë, duke marrë parasysh se ata e kanë nisur keq fazën kualifikuese. Turqia shtë një tjetër kundërshtar që ka luajtur në Evropian, i dimë cilësitë e tyre. Ka pasur ndërrim gjenerate nga Kampionati Evropian. Një gabim me ne do t’i largonte nga Botërori, dhe normalisht se kanë presione të mëdha”, deklaroi Bunjaki për Gazetën Olle.

Turqi – Kosovë luhet në stadiumin e Antalyasporit dhe nis nga ora 20:00.

Exit mobile version