Albert Bunjaki pas disa ndeshjeve dhe lojtarëve që kanë përcjellur në Zvicër është kthyer dje në Suedi, ndërsa tani ka udhëtuar drejt Norvegjisë për të përcjellur disa lojtar të tjerë.
Vështirësitë për të këtë herë në angazhimin e lojtarëve janë më të mëdha, sidomos pasi loja e parë, ajo e 21 majit me Turqinë në Mitrovicë, nuk është në datat e lira të FIFA-së e UEFA-së, kurse shumë lojtar të tij janë nga kampionatet skandinave të futbollit që kanë vetëm pak javë që kanë filluar.
“Kur loja nuk është në data të FIFA-së e UEFA-së është e vështirë. Në këtë situatë po e shohim si mundësi kyçjen e lojtarëve të ri me potencial. Megjithatë, duhet bërë bisedime me përgjegjës të klubeve dhe Federatave”, ka thënë Bunjaku për ‘Sporti 1’.
Ai e pranon se përfaqësuesja është në fillet e saj dhe grupi i lojtarë është në ndërtim e sipër. “Për neve është situatë pak ma unike sepse ende nuk kemi krijuar një grup kontinuitet”, tha ai.
“Çdo gjë do të dihet rreth 15 majit, sepse disa lojtar kanë edhe lojë deri atëherë dhe mund të ketë situata të padëshiruara. Ne kemi dërguar disa ftesa, disa jemi duke i përgatitur. Aktualisht kam 17 lojtar të sigurt dhe për 5 jam në pritje prej Federatave dhe klubeve të tyre”, theksoi Bunajku.
Në cilin repart shfaqen më shumë probleme rreth thirrjes së lojtarëve. “Reparti i mbrojtjes, aty është konkurrenca më e ulët, deri sa në mesfushë kemi shumë zgjedhje, ndonëse edhe për portier në të ardhmen duhet të mendojmë”, pohoi Bunajku.
Bunjaki e konfirmoi se “shtëpia” e përfaqësueses së Kosovës, mbetet hotel Emerald ku do të tubohen lojtarët më 19 maj. “Më herët nuk mund t’i marrim lojtarët, rregullat thonë 48 orë para lojës”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/