Adnan Januzaj nuk do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Raportimin e medieve belge, se anësori 22 vjeçar i Manchester United ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, janë të pavërteta.
Gjatë ditës në mediet belge, qarkulluan lajme se Januzaj ka vendosur të ndërrojë përfaqësuese, duke u larguar nga Belgjika.
Por këto raportime i ka quajtur dezinformata përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.
“Janë lajme të vjetra, nuk janë të vërtetë. Mos u merrni me to sepse janë dezinformata” ka thënë selektori për Indeksonline, përcjell lajmi.net.
Albert Bunjaki këto ditë është në punë intensive për përpilimin e listës me lojtarët që do të ftojë për ndeshjen e 11 qershorit me Turqinë në ‘Loro Boriçi’.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë, zhvillohet me fillim nga ora 20:45, dhe do të jetë ndeshja e gjashtë kualifikuese për përfaqësuesen tonë, që deri më tani ka arritur të marrë vetëm një pikë.