Komisioni për çështje evropiane pranë Parlamentit gjerman sot pas informacioneve të përgatitura nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për situatën në Maqedoni dhe Bosnjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e rregullt të Komisionit në të cilën morën pjesë 34 deputetë nga gjithl partitë parlamentare, përkrah situatës në BE pas fillimit të procesit të largimit të Britanisë së Madhe dhe krizës në Bosnjë, u diskutua edhe për situatën në Maqedoni.
AIM njofton se disa deputetë nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, të cilët prezantuan gjendjen në vend, kërkuan të kushtohet vëmendje më e madhe për Maqedpninë për shkak se ekziston rrezik që kriza politike mund të thellohet dhe të shndërrohet në krizë ndëretnike.
Sipas AIM, mes anëtarëve të Komisionit, njëzëri është përfunduar se ka nevojë që Maqedonia të fitojë qeveri funksionale në kohë të shkurtë, jo vetëm për tejkalimin e krizës, por edhe të mos shkatërrohet gjendja ekonomike.
Një pjesë e deputetëve kanë theksuar që Maqedonia nuk është fuqi e mjaftueshme ekonomike të lejohet një periudhë të gjatë të mos ketë institucione funksionale./Telegrafi/