Site icon Telegrafi

Bundestagu gjerman votoi për nisjen bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Sonte Bundestagu gjerman votoi për dhënien e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriu dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Bundestagu gjerman me 476 vota ‘për’ dhe 16 abstenime votoi për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe me 350 vota ‘për’ dhe 188 kundër dhe 16 abstenime votoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin që zgjati më shumë se gjysmë ore, deputetët e shumicës CDU/CSU dhe socialdemokratët shprehën përkrahjen e përpjekjeve reformuese të Shkupi dhe në më shumë raste theksuan Marrëveshjen e Prespës si e arritur e madhe për gjithë rajonin.

Në pjesën e Maqedonisë së Veriut, shumica e Bundestagut gjerman që Maqedonia e Veriut t’i plotësojë kriteret për anëtarësimin në BE, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, efikasitetit të PSP-së, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përforcimin e institucioneve në mbrojtjen dhe e të drejtave të njeriut./Telegrafi/

Exit mobile version