Site icon Telegrafi

Bundesliga pritet të rifillojë me 15 maj, Merkel ka dhënë dritën e gjelbër për të vazhduar

Bundesliga është e vendosur që të rikthehet dhe flitet se e ka marrë dritën e gjelbër për t’u kthyer më 15 maj nga qeverinë gjermane.

Gjermania pritet të jetë vendi i parë i madh që  lejon rikthimin e futbollit pas pandemisë së coronavirusit.

Reuters shkruan se masat për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit do të lehtësohen dhe këtë do ta bërë të ditur në një telekonferencë kancelaria Angela Merkel të mërkurën.

Udhëheqëesit e vendit pritet të japin dritën e gjelbër për hapjen e dyqaneve të mëdha nga 11 maji.

Një nga masat e hapjes do të jetë edhe rifillimi i ndeshjeve të Bundesligës, por me kushte të rrepta dhe pa tifozë në stadiume.

Klubet gjermane janë rikthyer në stërvitje që nga muaji i kaluar me kufizime, ku tani pritet një rikthimi i planifikuar në stërvitjet me të gjithë skuadrën për të qenë gati për ndeshje.

Bundesliga ka qenë në pauzë që nga muaji mars ku kanë mbetur edhe nëntë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version