Telegrafi

Bundesliga, prioritet për Bayernin

“Bundesliga është prioritet për ne. Kjo është gara më e sinqertë. Është qëllimi ynë kryesor, të cilit i jemi vënë pas me gjithçka që kemi”.

“Jemi në rrugën e duhur, por duhet të mos dekoncentrohemi. Sa për Ligën e Kampionëve dhe për Kupën DFB, do të luajmë ashtu si kemi mundësi”.

“I gjithë ekipi ka bërë paraqitje shembullore duke i përfshirë edhe ata që nuk kanë luajtur aq shpesh. Ishin paraqitje të klasit të parë”, ka thënë Heynckes. /Telegrafi/