Site icon Telegrafi

Bundesliga fillon më 18 gusht, këto janë çiftet e javës së parë   

Bundesliga  do të rinisë aventurën e saj më 18 gusht. Bayerni i Munichu do të startojë mbrojtjen e titullit kampionë më 18 gusht përballë Bayer Leverkusenit.

Bavarezët  e mbyllën sezonin 2016-2017 me vetëm dy humbje në 34 takime dhe me 15 pikë distancë nga vendi i dytë.  Në ndeshjen hapëse të kampionatit ata do të kërkojnë ta nisin me fitore, përballë një kundërshtari siç është Leverkusen.

Me këta të fundit, që nuk mundën dot të shkonin më shumë sesa vendi i 12-të si dhe me dëshirën e madhe për të zhvilluar një sezon më të mirë.

Lexo po ashtu Këto janë pagat e gjithë futbollistëve të Bayernit

Borussia Dortumund do të udhëtojë drejt Wolsburgut. Ujqërit rrezikuan rënien nga kategoria, por në fazën e “Play-Off”” ata arritën të siguronin qëndrimin në Bundeslig, ndërsa verdhezintjë do të  udhëhiqen nga një trajner i ri,Peter Bosz.

Ekipi surprizë i kampionati gjerman, RB Leipzig, të cilët arritën të siguronin dhe kualifikim direkt për në Ligën e Kampionëve, do të ndeshen me Schalke 04. Leipzig pa-diskutim që do të kërkojë të zhvillojë një tjetër sezon fantastik, ndërsa Hoffenheim do të luaj përballë Werder Bremen.

Ky do të jetë edicioni i 55-të i Bundesligës, ku pa-diskutim, të pasionuarit pas kampionatit gjerman do të kenë mundësinë të ndjekin të gjitha takimet në ekranet e Supersport.

Exit mobile version