Site icon Telegrafi

Bundesliga: Bayerni barazon, Schalke fiton

Marco Reus shënoi golin e parë të ndeshje pas një orë lojë duke çuar në avantazh Monchengladbach, por Miroslav Klose gjeti golin e barazim duke shënuar me kokë kur kishin mbetur 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Në anën tjetër, rivali tjetër për titull, Schalke, ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Hertha Berlin duke nxjerrë tre pikë të rëndësishme në takimin e sotëm.

Bayerni, pavarësisht barazimin mban kreun e Bundesligës, por vetëm në bazë të diferencës më të mirë të golave ndaj Schalke, që me tre pikët e reja tash ka barazuar pikët me bavarezët. /Telegrafi/

Exit mobile version