Telegrafi

Bundesliga austriake do të rifillojë në qershor dhe sezoni do të vazhdojë edhe nëse ndonjë lojtar testohet pozitiv me Covid-19

Të martën, qeveria austriake miratoi planet për të rifilluar sezonin e Bundesligës Austriake në qershor.

Federata Austriake e Futbollit e bëri  publik lajmin në faqen e tyre në mediat sociale: “Dritë e gjelbër! Qeveria federale, ÖFB dhe (Bundesliga Austriake) kanë rënë dakord për kushtet themelore për vazhdimin e ndeshjeve të Bundesligës”.

Ministri i Sportit në Austri, Werner Kogler dhe Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, konfirmuan se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura.

 

Ndeshja e parë është vendosur të rifillojë në 30 maj me finalen e Kupës BFB midis Red Bull Salzburg dhe Austri Lustenau.

Sa i përket ligës austriake, ajo mund të fillojë më 2 qershor, ose mbase një jave.

Një nga pyetjet më të mëdha me të cilat përballen të gjitha organizatat e futbollit që planifikojnë të rihapen gjatë kësaj pandemie globale është ajo se çfarë do të ndodhë nëse një lojtar testohet pozitivisht.

 

Austria nuk e ka ndërmend ta ndal futbollin dhe nëse një lojtar testohet pozitiv me Covid-19 pasi futbolli të rifillojë.

Plani është që ata ë dalin pozitiv të karantinoren, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të lejohet të vazhdojë të luajë sezonin. /Telegrafi/