Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë jetësore te Bayer Leverkuseni.
Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane me lojën e tij po i ndihmon Farmaceutikët që të fitojnë titullin e parë në Bundesligë.
Loja e tij e llahtarshme është duke i befasuar të gjithë dhe mund të thuhet se deri më tani ka qenë mesfushori defanziv më i kompletuar.
Bundesliga i ka bërë një analizë lojës së Xhakës, ku pasimet e tij po neutralizojnë çdo kundërshtar.
Me vetëm një pasim, mesfushori hapë lojën e ekipit dhe zë jashtë lojë tre lojtarë kundërshtarë.
Leverkuseni është në vendin e parë me 70 pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munichu, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në fund apo në total edhe 21 pikë në lojë. /Telegrafi/