Site icon Telegrafi

Bundesbanka fitoi 3.2 miliardë euro

Banka Qendrore e Gjermanisë, publikoi sot fitimet e regjistruara në vitin 2015, që arrijnë në 3,2 miliardë euro.

Duke folur nga selia qendrore e bankës në Frankfurt, shefi i Bundesbank, Jens Weidmann ia atribuon këtë përfitim uljes së rrezikut dhe rritjes së të ardhurave nga interesat.

Në vitin 2014 fitimet ishin 2,95 miliardë euro.

Ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble i përfshiu 2,5 miliardë euro të fitimeve të bankës qendrore në projketbuxhetin e vitit 2016.

Ndërsa 700 000 euro që mbeten do të shkojnë për shpenzimet e menaxhimit të fluksit të migrantëve. /Telegrafi/

Exit mobile version