Site icon Telegrafi

Bunarët e Gërmisë jofunksionalë, “Sofalia” pa ujë (Video)

U hapën në vitin 2014, atëherë kur Prishtina kishte mungesë të madhe të ujit nga rënia e nivelit në dy liqeneve furnizuese, ai i Batllavës dhe ai i Badocit.

Puset në Gërmi, që ishin ide e kryetarit të Prishtinës, u menduan që ta furnizojnë me ujë lagjen Sofalia, e cila vazhdon të ketë reduktime.

Katër puse gjithsej ishin hapur dhe në atë kohë në to nuk ishte gjetur ujë aq sa ishte menduar.

Në njërin gërmuan 150 metra dhe uji nuk doli fare, derisa në tre të tjerë ka ujë deri në shtatë litra për sekondë.

Por, përderisa u ndërtua edhe një nënstacion, ky ujë edhe dy vjet më pas vazhdon të mos përdoret, raporton “038”.

Banorët e Sofalisë kanë hapur vetë bunarë dhe kanë blerë rezervuare.

Por, në ujësjellës thonë se puset do të përdoren vetëm në situata si ajo e vitit 2014, kur të ketë pak ujë.

Ndryshe, si zgjidhje për tërë qytetin mbetet fabrika në Shkabaj, e cila me kontratë duhet të përfundojë në nëntor, por me problemet me gypa të vjetër nga Kina, kjo mund të shtyhet.

Exit mobile version