Site icon Telegrafi

Bulliqi: Unë dhe Salihaj jemi jashtë listës

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Bulliqi e ka thënë këtë për klankosova.tv, duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj.

“Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliqi.

Exit mobile version