Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi përmes një videomesazhi ka shpalosur vizionin e tij për arsimin në këtë komunë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e sheh arsimin si mënyrë për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë një arsim cilësor, që ta zhvillojnë personalitetin e tyre dhe kështu të bëhen të dobishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror për vendin tonë.
Rekrutimi i personelit arsimor bazuar në vlerat profesionale dhe jo në baza partiake. Punësimi në baza të meritokracisë. Pajisja e të gjitha shkollave me kabinete dhe laboratorë për mësim praktik, janë disa nga pikat e programit të Bulliqit për arsimin në Podujevë.
Ky është videomesazhi i tij përmes të cilit shpalos programin në fushën e arsimit: