Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, e cila kishte nisur dje në orën 16:00.
Deputeti i LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo qeveri e ka humbur toruan dhe nuk e ka idenë se çfarë të bëjë në këtë situatë.
Bulliqi ka thënë se Hoti është kryeministër që simbolizon dhunimin e sistemit tonë kushtetues.
“Është kryeministër që simbolizion dhunimin e sistemit tonë kushtetues nga klika që e mbajtën të kapur pushtetin dhe institucionet e thirrura për të dhënë drejtësi”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi ka shtuar se përhapja e pakontrolluar e virusit ndodhi sapo Hoti mori detyrën sepse sipas tij ai nuk kishte asnjë ide për menaxhimin e krizës COVID-19, përveç grabitjes së pushtetit. /Telegrafi/