Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi është i bindur se vija kufitare me Malin e Zi është e pasaktë.
Pavarësisht tensioneve politike njeriu më i zhurmshëm kundër Demarkacionit nuk ka ndryshuar mendje.
Ai thotë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend mund të procedohet në seancën e së enjtes.
Madje sipas tij PDK është e interesuar për zgjedhje e jo ratifikimin e marrëveshjes.
“PDK-ja nuk e ka në interes çështjen e demarkacionit asnjë çështje tjetër që çon drejt normalizimit, por që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha Bulliqi./Klan Kosova/