Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar kanë miratuar propozim/vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një çerdheje të re.
Bulliqi thotë se shkolla do të ndërtohet në oborrin e SHFMU “Enver Maloku”, transmeton Telegrafi.
“Sot në Kuvendin Komunal u miratua propozim/vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një çerdheje të re në qytet, ajo do të ndërtohet në oborrin e SHFMU “Enver Maloku”, një investim shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone”, thotë ai.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se “po përgatitet dokumentacioni për çerdhen tjetër në Lagjen e Dëshmorëve, duke vazhduar punën tonë për të krijuar kushte për edukim të hershëm për të gjithë fëmijët në Komunën e Podujevës”.
“Falënderoj asamblistët e Kuvendit për mbështetjen e këtij propozim/vendimi si dhe e falënderoj Qeverinë Kurti për përkrahjen me mjete financiare në realizimin e këtyre projekteve kaq të rëndësishme”./Telegrafi/